Futboll

Askush nuk e di se çfarë është brenda, Xhaka mbron Arsenalin

Arsenali bëri një hap të madh drejt çerekfinaleve të Ligës së Evropës të enjten, në sajë të një fitoreje 2-0 ndaj Milanit, duke nxitur një mbrojtje të klubit nga mesfushori Granit Xhaka. “Topçinjtë” kanë luftuar këtë sezon të gjejnë veten dhe po “lëngojnë” në vendin e gjashtë të Premier League. Për ta mbyllur kampionatin në katërshen e parë nuk ka gjasa, ndaj “Europa League” është rruga më e afërt për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Ndaj, ka presion mbi ekipin për të luajtur mirë në këtë kompeticion. Golat e Henrikh Mkhitaryan dhe Aaron Ramsey i kanë vënë londinezët favoritë kundër italianëve, edhe pse vinin pas katër humbjeve të njëpasnjëshme.

Granit Xhaka beson se Arsenali ka filluar t’u përgjigjet kritikëve, që e kishin vënë në pikëpyetje zemrën e tij. “Shumë njerëz folën për ne nga jashtë, por askush nuk e di se çfarë është brenda ekipit, – tha 25-vjeçari në faqen zyrtare të klubit. – Ndaj Milanit treguam së bashku frymë dhe shumë karakter. Gjithkush e di se kemi humbur katër ndeshjet e fundit dhe kjo ishte e vështirë për ne. Ishte e rëndësishme që të jemi së bashku dhe t’iu tregojmë njerëzve jashtë që jemi një ekip. Ne kemi treguar një lojë të mirë ndaj kuqezinjve. Në fillim ishte paksa e vështirë për ne, por pas kësaj bëmë lojën tonë dhe shënuam dy herë. Mendoj se 2-0 këtu në Milano është një rezultat i mirë për ndeshjen e kthimit. Tani duam të përfundojmë ndeshjen e dytë dhe të fitojmë sërish në shtëpi”.

Related posts

E PABESUESHME/ INTERI mund të PËRFITOJË nga transferimi i PAQUETAS tek MILANI

Isa.Autor

Nga Gjirokastra, në Lushnjë e Elbasan: Ja formacionet zyrtare

Sadik.Autor

PUBLIKOHEN PAMJET NGA NJË TIFOZ/ Sarri tymos fytyrën e tij, dhunohet murali i Mourinho në Romë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment