Futboll

David Luiz do të qëndrojë te Chelsea, edhe nëse largohet trajneri Conte

David Luiz beson se e ardhmja e Chelsea është më e ndritshme, nëse Antonio Conte largohet nga klubi në verë, me trajnerin italian që pritet të largohet. Conte ka insistuar në mënyrë të përsëritur se marrëdhënia e tij me Luiz është e mirë, pavarësisht se e ka zvendësuar atë me Andreas Christensen nga tetori, pasi braziliani luftoi në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Romës.
E ardhmja e Luiz mbetet e hapur, por ka shqetësime për mungesën e mundësive të tij nën drejtimin e Conte, pasi ka luajtur vetëm katër ndeshje në nisje, që kur u zëvendësua për herë të parë në vizitën e Manchester United në “Stamford Bridge”, më 5 nëntor. Shfaqja e tij e fundit ishte në humbjen 4-1 nga Watford, më 5 shkurt, kur u përplas fizikisht me sulmuesin e fuqishëm, Troy Deeney. 30-vjeçari ka dalë me një lëndim në gjunjë dhe prej asaj kohe ka bërë një vizitë në Barcelonë për t’u parë nga një specialist në lidhje me këtë çështje.

Luiz ka gjasa të jetë jashtë deri në muajin tjetër, edhe pse synon një kthim në skuadër për ndeshjen kundër Tottenham, më 1 prill. Hierarkia e Çelsit është tifoze e Luiz dhe e sheh atë si një figurë të rëndësishme në klub, pas suksesit të tij, duke fituar katër trofe të mëdhenj në dy vitet e tij në “Stamford Bridge”, ku spikat më së shumti suksesi i Ligës së Kampionëve të vitit 2012. Ndërkohë, Conte ka qenë objekt i lidhjeve me PSG-në, që tashmë është jashtë Ligës së Kampionëve, pavarësisht nga vera e shpenzimeve të mëdha. Trajneri italian ka premtuar ta shohë kontratën e tij me Chelsea, e cila vazhdon deri në vitin 2019. Ankesat kryesore të trajnerit të Chelsea kanë qenë për shkak të mungesës së përkrahjes në tregun e transferimeve, pasi nuk ka arritur të fshehë zhgënjimin e tij ndaj merkatos së zhvilluar nga klubi perëndimor i Londrës.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Premier League nxiton të riprogramoj sezonin, luhet në fushë neutrale dhe…

Delo.autor

Neymar në Real Madrid/ Puyol nuk është aspak problem për Barcelonën

Sadik.Autor

RONALDO ZHGËNJEU TË GJITHË/ Ja përse mungoi në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

F.autor

Leave a Comment