Gossip Sport

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Madona refuzoi Jordan për shokun e skuadrës: Ajo e priste me limuzinë që kishte…

Në parketin e basketbollit mund të bënte çdo gjë dhe cilësohej më i miri. Por jasht 137 tij, Majkëll Xhordan ka pësuar një disfatë të rëndë përballë Skoti Pipen. Këtë e ka zbuluar Xhoni Bah, ish-zëvendëstrajneri i Çikago Bulls në vitet e dominimit të kësaj skuadre në NBA. Me sa duket të dy shokët e skuadrës “duelonin” për këngëtaren Madona.

Pipen dhe Madona ishin në një lidhje për disa vite dhe kjo krijoi xhelozi te Xhiordan, i cili u mundua që të bindte këngëtaren që të braktiste shokun e tij të skuadrës dhe të lidhej me të.

“Majkëll u mundua ta bënte për vete, por ajo e refuzoi që të qëndronte me atë të cilin Majkëll e cilësonte si mikun e tij më të ngushtë në parket. Pipen kishte gjithmonë shumë vajza që e pritnin kudo që shkonim. Madona, sa herë që shkonim në Los Anxheles, shkonte dhe e merrte me një limuzinë që kishte vaskë hidromasazhi brenda. Majkëll i thoshtë që do ta kënaqte më shumë se Pipen, por ajo i përgjigjej se ishte e pamundur”, tregoi Bah këtë histori rreth ikonave të basketbollit dhe këngëtares së njohur.

Related posts

LIVE U-19/ Sllovaki-Shqipëri: Shpërfytyrohet Kombëtarja, dy gola për 2 minuta (VIDEO)

Isa.Autor

Kukësi motivohet për ndeshjen kundër Karabagut, ja çfarë ka premtuar Presidenti Gjici

Isa.Autor

TOTTENHAM “FALI” FITOREN/ Mourinho nervozohet me gazetarin pas ndeshjes

Delo.autor

Leave a Comment