Futboll Sport

“INTER ËSHTË NJË KLUB I MADH I ITALISË”/ Legjenda Eto’o: Nuk ka më trajnerë si ai

Samuel Eto’o është në historinë e Inter-it sepse ka qenë një nga protagonistët e vitit magjik 2010 që çoi te realizimi i Triplete-s zikaltër.

Kamerunasi nuk e ka harruar atë sezon magjik, pas të cilit erdhi transferimi i papritur tek Anzhi, që e bëri përkohësisht lojtarin më të paguar në botë, por që shënoi fillimin e fundit të karrierës së tij.

“Klubi im i fundit ka qenë Qatar SK. Kështu që kam vendosur të qëndroj këtu. Katari është fantastik dhe nj vend shumë i sigurt”, ka thënë Eto’o për Sport24.ru.

I pyetur në lidhje me Mourinho-n, ai ka thënë: “Është një trajner special. Nuk ka më asnjë si ai. Jo më kot quhet Special One. E ka merituar”.

“Inter-i është klubi më i madh i Italisë. Është logjike që Mourinho ka fituar Champions League në një klub të tillë”.

Related posts

Monchi vlerëson sezonin e Romës dhe zbulon merkaton e verës

Sadik.Autor

GUARDIOLA SYNON PËRSOSMËRINË/ Iu kërkon ndihmësve të tij që të bëhen si “Ballisti” në Serbi

F.autor

POLEMIKA DHE DYSHIME NË SPANJË/ Ndryshohet papritur arbitri i “El Clasico”-s, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment