Futboll Sport

“MENDOJ SE NJË NDRYSHIM TANI…”/ Romario “shkarkon” Tite dhe zgjedh pasardhësin e trajnerit të Brazilit

Pozicioni i Tite në drejtim të Brazilit duket se nuk është më shumë i sigurt. Trajneri i Seleçao-s po paguan rezultatet e fundit jo shumë të kënaqshme dhe kryesisht humbjen e pësuar në finalen e Kupës së Amerikës.

Romario, ish-sulmues dhe kampion i botës me Brazilin në USA ’94, ka shkuar më tej:

“Shpresojmë që Brazili të jetë kampion i botës, por do të jetë e vështirë me këtë skuadër. Me këtë mënyrë loje, Brazili do të shkatërrohet. Shpresoj të gabohem”, ka thënë legjenda e futbollit karioka.

“Jemi afër një Botërori tjetër, nuk e di nëse ka kohë për të ndryshuar trajnerin, por Tite nuk duhet të jetë më në drejtim të ekipit. Ka luajtur një futboll shumë të keq, të tmerrshëm në aspektin teknik dhe taktik”.

Zgjedhja është Portaluppi:

“Mendoj se një ndryshim tani do t’i limitonte dëmet. Renato është trajneri brazilian që ka marrë më shumë rezultate pozitive dhe më duket më i afti”, ka thënë Romario.

Related posts

Disfatë për Shkëndijën, por një GOL i mban gjallë shpresat

F.autor

DISFATA NË SUPERKUPËN E SPANJËS/ Griezmann nuk përmbahet: Luajtëm skandal në mbrojtje dhe…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventus ofron një mal me para për “Bomberin” Icardi!

Delo.autor

Leave a Comment