Futboll Premier League Sport

ËSHTË NJË SHTYLLAT E MBROJTJES SË CHELSEA-T/ Rudiger: Do të jetë vendimi më i rëndësishëm i karrierës sime

Fitues i Champions League dhe i Superkupës së Europës, Antonio Rudiger është kthyer në një nga shtyllat e mbrojtjes së Chelsea-t.

Megjithatë, rinovimi i kontratës së tij me londinezët vonon të vijë. Vetë lojtari ka folur në lidhje me këtë çështje.

“Fakti se nuk e kam rinovuar kontratën time kur isha në tribunë (në sezonin e kaluar para se skuadrën ta merrte Tuchel) është një gjë e kuptueshme dhe logjike për të gjithë”, ka thënë Rudiger në një intervistë për SID.

“Kur kam filluar të luaj rregullisht, doja të prisja dhe të shihja sesi do të shkonte sezoni. pas sezonit të gjatë të Champions League dhe Europianit, kemi nisur kontaktet e para sapo jam kthyer të stërvitem me ekipin. Do të jetë vendimi më i rëndësishëm i karrierës sime, kështu që nuk dua të nxitohem. Nuk kam folur me asnjë klub tjetër përveç Chelsea-t”.

Related posts

“BUZËQESH” JUVENTUSI/ Blerja e bujshme e merkatos së verës mund të kthehet ndaj Napolit

F.autor

CHAMPIONS/ PSG i jep leksion “Los Blancos”, Di Maria rishkruan historinë (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO/ Manchester City kalon në avantazh ndaj Leicester, ja autori i golit

Q.Autor

Leave a Comment