Boks Sport Të tjera

PËRBALLJA NDAJ BOKSIERIT UKRAINAS/ Joshua prenoton fitoren ndaj Usyk: Do t’ia shuaj ëndrrat për titullin

Të shtunën në mbrëmje, në Londër, në stadiumin e Tottenham, do të zhvillohet dueli i peshës së rëndë mes britanikut kampion bote Anthony Joshua dhe sfidantit ukrainas Oleksander Usyk. Britaniku do të mbrojë titujt e kategorive IBF, WBA e WBO, ndërkohë që ukrainasi, ish-kampion bote në peshën “cruiserweight”, është i pamposhtur në ring.

“Jam përgatitur ashtu si duhet për duelin ndaj Usyk, pasi e kam studiuar dhe i di pikat e forta dhe të dobta të rivalit tim. Kam zhvilluar shumë raunde për t’u përgatitur ashtu si duhet. Jo vetëm për të fituar por edhe për të dominuar në ring”, u shpreh Anthony Joshua për “Sky Sports”.

“Do ta nxjerr jashtë loje dhe do t’i shuaj ëndrrat e tij për t’u shpallur kampion bote në këtë Divizion. Do t’i shpalos në ring të gjitha aftësitë e mia që në fillim, pasi nuk dëshiroj t’i ndërlikoj gjërat. Nëse dueli do të zgjatet, atëherë instikti dhe zemra do të dinë sit ë reagojnë dhe triumfojnë”, tha Joshua.

Related posts

Nis takimi në ‘Roza Haxhiu’, Skënderbeu kundër Lushnjës për të shuar kritikat

Sadik.Autor

“NA SHPËTO ROBERTO…”/ Tifozët skocezë thirrje Italisë: S’i durojmë dot 55 vjet të tjera të na çajnë kokën…

F.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Kukësi-Skënderbeu në “Elbasan Arena”. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment