Futboll Premier League Sport

ÇËSHTJA E PENALLTIVE/ Solskjaer “THUMBON” Klopp: Një trajner që vitin e kaluar ka filluar të shqetësohet për…

Ole Gunnar Solskjaer i ka lëshuar një thumbim Jurgen Klopp-it gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Aston Villa-s.

Trajneri i Manchester United ka folur në lidhje me tri penalltitë që nuk i janë dhënë skuadrës së tij mes ndeshjes së kampionatit kundër West Ham dhe asaj të Carabao Cup po kundër Hammers.

“Duam një trajtim të drejtë, kërkojmë atë që meritojmë. Ishte një trajner që vitin e kaluar ka filluar të shqetësohet për penalltitë tona dhe duket se nga ai moment ka qenë më e vështirë të na jepet një”, ka thënë Solskjaer, duke iu referuar ankesave të trajnerit të Liverpool-it sezonin e kaluar.

“Kam parë një ndryshim të madh. Duhet t’i lëmë arbitrat të vendosin të lirë dhe të shpresojmë që të kthehen të bëjnë zgjedhjet e duhura”.

Related posts

PARMA-MILAN/ Theo Hernandez shënon në frymën e fundit, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

GJESTI I MADH/ Gjiganti britanik dhuron 150 mijë euro për luftën ndaj Koronavirus!

Delo.autor

E BUJSHME/ Klubi anglez mbyll akordin me sponsorin e ri, bonuset për lojtarët do të jenë… monedha Bitcoin

Delo.autor

Leave a Comment