Futboll Premier League Sport

“RONALDO? NDIKIMI I TIJ ËSHTË I DUKSHËM”/ De Gea: Është legjendë e klubit, mrekulli të stërvitesh me të…

Manchester United, pas nënshkrimeve të fundit të Cristiano Ronaldos, Raphaël Varane dhe Jadon Sancho (ndër të tjera), është bërë një nga ekipet me më shumë potencial në Premier League. “Djajtë e Kuq” e kanë filluar mirë, janë të tretët në renditjen aktuale, me të njëjtat pikë si Chelsea dhe Liverpool. David de Gea dha një intervistë për “Sky Sports”, ku foli për klubin, shokët e tij të rinj të skuadrës dhe pritshmëritë në sezonin 2021-2022.

Transferimet – “Ne kemi nënshkruar me lojtarë të mirë, por tashmë kishim një ekip solid. Tani kemi një grup të madh me lojtarë me shumë përvojë, si Cristiano, Raphaël Varane, Juan Mata apo unë. Mund të jetë një sezon i mrekullueshëm”.

Sezoni – “Ne jemi në krye të renditjes, duke luftuar çdo ndeshje. Sigurisht që është e vështirë, sepse po flasim për ligën më të mirë në botë. Çdo ndeshje është e komplikuar. Natyrisht, duam të luftojmë për trofe të mëdhenj. Ne do të përpiqemi të luftojmë për titullin në Premier League, Ligën e Kampionëve…, për gjithçka. Mendoj se i kemi lojtarët e duhur për të triumfuar. Ne gjithashtu kemi një tifozëri të jashtëzakonshme që na mbështet. Klubi është në një moment të mirë”.

Rivaliteti – “Si gjithmonë, në Premier League janë disa ekipe të nivelit të lartë, që luftojnë për titull. Do të shohim se çfarë mund të ndodhë. Ne duhet të përqëndrohemi te ndeshja e radhës dhe të përgatitemi mirë për të dhënë gjithçka në fushë dhe në stërvitje”.

Cristiano Ronaldo – “Ndikimi i tij është tashmë i dukshëm. Ishte e pabesueshme ta kthenim atë në shtëpi. Ronaldo është tashmë një legjendë e klubit. Po kështu, është një shembull i shkëlqyer për të gjithë lojtarët për mënyrën se si punon çdo ditë në palestër dhe si kujdeset për veten. Një lojtar i jashtëzakonshëm, është mrekulli ta shohësh atë çdo ditë duke punuar shumë për ta ndihmuar ekipin”.

Related posts

SKANDAL/ Rusia ndaloi flamurin e Kosovës në Botëror, zyrtari i Ministrisë së KRS bën me dije ngjarjen e turpshme

Isa.Autor

Hazard s’mjafton/ Liverpool shpëton në fund falë GOLIT UNIKAL të…(VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Arsenal-Southampton. Rezultati 2-2

Delo.autor

Leave a Comment