Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Ja futbollisti i vetëm i Kombëtares që luan këtë sezon në kompeticionin më të rëndësishëm

Mbrojtësi i Atalantës është i vetmi futbollist i Kombëtares Shqiptare që luan në Ligën e Kampionëve. 28-vjeçari i lindur në Zvicër, por pjesë e përfaqësueses sonë që prej vitit 2015 luan sezonin e tretë radhazi mes më të mirave të Europës.

Për sa i përket këtij sezoni, Gjimshiti luajti titullar në ndeshjen e parë ndaj Vijarealit ku Atalanta e tij mori një pikë të vlefshme, ndërsa në kampionat në barazimin 2-2 ndaj Interit u aktivizua në minutën e 60-të. Ditën e sotme në mbrëmje shpresojmë që mbrojtësi kuqezi të jetë titullar në sfidën ku Atalanta do të presë në shtëpi ekipin zviceran të Jang Bojsit.

Related posts

Mourinho ofron 60 mln euro për ish-interistin, oferta refuzohet

Sadik.Autor

Manchester City ka fituar 13 ndeshje radhazi kundër WBA…

Q.Autor

PSG gati ofertën për Ronaldon, por ka një kusht me Real Madridin

Q.Autor

Leave a Comment