Futboll Sport

SFIDA NDAJ BELGJIKËS PËR “EURO 2020″/ Habit Donnarumma: Çerekfinale? Për ne nuk ka rëndësi kundërshtari

Itali rekordesh. Kjo me Mançinin në krye regjistron njëri pas tjetrit kapituj historikë. Xhixho Donaruma ndali rekordin e mospësimit të golave në momentin kur kronometri shënonte 1169 minuta me Italinë. Më herët, Dino Xof në periudhën shtator 1972-qershor 1974 mbrojti portën e Italisë për 1143 minuta pa pësuar, deri kur lojtari i Haitit Emanuel Sanon ia theu këtë rekord.

Për “Axurrët” porta e paprekur numëron rekorde të tjera që më parë janë regjistruar nga Valter Zenga me 936 minuta, thyer nga Kanixha në gjysmëfinalen e Botërorit 1990.

GOLI I KALAJXHIXH – Italia u kualifikua me dy gola në shtesë ndaj Austrisë, por Kalajxhixh i prish rekordin Donarumës. “Kënaqësi! Emocione të papërshkrueshme. Ishte një mbrëmje me vuajtje, por fantastike. Le ta festojmë këtë fitore dhe më pas, me këdo që do të na jepet rasti të përballemi, do të kërkojmë që të fitojmë dhe të vazhdojmë këtë ëndërr. Rikthimi i tifozëve është ndjerë shumë dhe ka qenë mirë për ne që të kemi përkrah edhe tifozin e 12-të. ‘Uembli’ ishte i mrekullueshëm, vendi i duhur për një përjetim si ky”, ka deklaruar fillimisht portieri i Italisë.

REKORDI I XOF – Donaruma kalon një legjendë të portës italiane me minutazhin e ri që regjistroi në portën e Italisë pa pësuar gol. “Është e pabesueshme që të kalosh një legjendë si Xof. Ia dedikoj të fejuarës dhe familjes sime. Për mua vlen e para Kombëtarja dhe më pas rekordi personal”.

TRIUMFI NDAJ AUSTRISË – Për fitoren ndaj Austrisë, portieri komentoi për mikrofonat e “Sky”. “Kemi vuajtur, por e dinim që do të ishte ndeshje në të cilën do ta kishim të vështirë. U treguam të zotë për të reaguar siç duhet. Kështu rritesh. Kjo ndeshje për mënyrën si shkoi do të na ndihmojë për të shkuar edhe më larg. Arnautoviç? Në fushë më është dukur gol. Kur pashë të akordohej jashtë loje, ishte kënaqësi e madhe. Çerekfinale? Për ne nuk ka rëndësi kundërshtari, nuk përbën asnjë diferencë, pasi do të përpiqemi që të fitojmë dhe t’i shkojmë deri në fund kompeticionit”, ka deklaruar Donaruma.

Related posts

LIVE/ Po luhet derbi Tirana-Partizani, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-2

Delo.autor

ANALIZA/ Donnarumma, Kessie dhe Ibrahimovic, aksi për ëndrrat e lojtarëve të Milan-it

Delo.autor

KTHESA E PAPRITUR/ Real Madridi heq dorë nga Hazard dhe ka një arsye të madhe

Isa.Autor

Leave a Comment