Futboll Sport

VENDOSET PAQJA NË PARIS/ Buzëqesh tredhëmbëshi i artë, rivalët shohin makthe

Makthi i çdo trajneri, i çdo rivali, tashmë bëhet realitet. Më në fund tredhëmbëshi i artë Mbappe, Messi, Neymar është rikthyer të shkëlqejë. Të buzëqeshur, të përqafuar, për të dhënë një sinjal të qartë për të gjithë, në Paris nuk ka përçarje dhe se shprehja shumë gjela në një kotec nuk mund të qëndrojnë nuk ka vend. Në sfidën e parë të madhe, tredhëmbëshi i Pochettinos tregoi potencialin e tyre të vërtetë, thyen pa shumë vështirësi as më shumë e as më pak por Man.City e Pep Guardiola.

Pas shkëndijave ndërmjet Pochettino dhe Messi dhe më pas Mbappe-Neymar duket sikur në Paris është vendosur paqja, mbase është ende herët për ta thënë diçka të tillë por një fitore e tillë mund të qetësojnë disi dhomat e zhveshjes. Në një sfidë të vetme u dhanë shumë sinjale, Mbappe që shërben për Neymar, Messi që shtrihet poshtë barrikadës por dhe Donnarumma që i vërtetoi të gjithëve pse është kampion europe.

Related posts

HARXHOI 200 MIJË EURO NË KAZINO DHE HOTELE/ Dënohet me 3 vjet burg personi që mashtroi yllin e Manchester City-t…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Triumfon Shkëndija e Ernest Gjokës, kalon Botosanin falë një “perle” të Ibrahimit

Delo.autor

Mourinho heq dorë nga De Gea për Ronaldon

Sadik.Autor

Leave a Comment