Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I NDËRRIMIT TË UNIFORMAVE/ Partizani plot me dinamovitë, kur Daja i merrte Shkëmbit titullin

Derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Partizanit rikthehet pas 8 vitesh e gjysmë, ku për herë të fundit skuadrat janë përballur më 16 mars 2013 në Kategorinë e Parë, takim i cili u mbyll me fitoren 1-0 të “demave” si udhëtues. Derbi i së premtes do të jetë i 136-shti në historinë e dy klubeve, ku të kuqtë janë superiorë me bilanc.

Ky takim i radhës është edhe një përballje ish-ësh, ku padyshim ata mbizotërojnë te Partizani, i cili është i mbushur me dinamovitë. Te “demat” dinamovitët i gjen nga drejtuesit e lartë, stafi teknik, lojtarë për të përfunduar te mjeku i skuadrës, Dhimosten Gjini, sportdashës (pasi nuk i pëlqen termi tifoz) i Dinamos.

Sa i përket derbeve të fundit mes këtyre dy ekipeve, emblematike mbetet përballja e 17 majit të 2008-ës, ku Dinamo me trajner Ilir Dajën i mori Partizanit titullin kampion në ndeshjen e fundit edhe me dy lojtarë më pak. Duke iu referuar këtij derbi del se trajnerët aktual të ekipeve kanë ndryshuar uniformë, ku asokohe trajneri Daja dhe stafi i tij aktual te Partizani, Ilir Bozhiqi dhe Artim Pollozhani i merrnin titullin Bledi Shkëmbit si lojtar i Partizanit.

Tani Daja dhe Shkëmbi e duan fitoren në derbi me uniforma të ndryshme nga ai i 2008-ës. Derbin e ish-ëve e fiton bindshëm Partizani, i cili është i mbipopulluar me dinamovitë, të cilët janë: drejtori i përgjithshëm Olsi Rama, ish-basketbollist i Dinamos; zv.drejtori Gjergji Xharo, tifoz dinamovit; trajneri Ilir Daja, ish-lojtar dhe ish-trajner i Dinamos; trajneri i portierëve Ilir Bozhiqi, ish-trajner dhe ish-portier i bluve; zv.trajneri Artim Pollozhani, ish-lojtar i Dinamos; kapiteni Alban Hoxha, ishportier i bluve; mjeku Dhimosten Gjini, sportdashës i Dinamos.

Ndërsa ish-ët e kuq te Dinamo janë: trajneri Bledi Shkëmbi; trajneri i portierëve Florjan Ristani; portieri Edvan Bakaj; mbrojtësi Dorjan Kërçiku; mesfushori Rimal Haxhiu.

Related posts

ÇUDIA VJEN NGA FRANCA/ Lojtari i Lyonit debaton me tifozin që lëshon akuza (VIDEO)

Delo.autor

ANALIZA/ “Gazzetta dello Sport” përfshin Kosovën te “Hirushet”, që ëndërrojnë kualifikimin në Euro 2020

Delo.autor

LIVE/ Inter-Juventus, Ronaldo barazon shifrat

Delo.autor

Leave a Comment