Futboll Sport

“LUFTA E FTOHTË” MES CEFERIN DHE AGNELLI-T/ Presidenti i Juventus-it përjashtohet nga mbrëmja gala, ja shkaku…

Vazhdon “lufta e ftohtë” mes presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, dhe atij të Juventus-it, Andrea Agnelli, për shkak të Super League.

UEFA, në fakto, mësohet se e ka përjashtuar numrin një të bardhezinjve nga mbrëmja gala që do të zhvillohet para final four të Nations League.

Pavarësisht se është i zoti i shtëpisë për dy ndeshjes, gjysmëfinalen Belgjikë-Francë dhe finalen për vendin e tretë, të dyja në program te Allianz Stadium.

Agnelli është edhe një nga të ftuarit të Federatës Italiane të Futbollit për gjysmëfinalen në San Siro mes Italisë dhe Spanjës. Dy ftesat ka shumë mundësi që nuk do të ishin pranuar për shkak të impenjimeve të tjera të presidentit bardhezi, por rasti diplomatik mbetet.

Ndërkohë, UEFA ka paraqitur një ankesë në gjykatën e Madridit kundër gjykatësit Manuel Ruiz de Lara, njeriu që nga Spanja ka dobësuar pozicionin e Ceferin ndaj klubeve themeluese të Super League, duke e detyruar të anulojë ndëshkimet ndaj Juventus-it, Real Madrid-it dhe Barcelona-s.

Related posts

PAS FITORES NDAJ FROSINONE/ Ancelotti: Duhet të qëndrojmë të qetë, Kundër Liverpool nuk do të…

Isa.Autor

“DO TË PROVOJMË TË FITOJMË NDESHJEN NDAJ LAZIOS”/ Pioli: Kthesa e Milanit ishte kur humbëm turpshëm ndaj…

Delo.autor

Igli Tare gjen zëvendësin e Strakoshës/ Sot kryhen testet mjekësore dhe nesër zyrtarizimi

Isa.Autor

Leave a Comment