Futboll Seria A Sport

KONTRATA DREJT SKADIMIT? Ylli Insigne jep sinjale të qarta për të ardhmen e tij: Rruga është e gjatë, ndaj…

“Kontrata më skadon? Unë thjesht mendoj për lojën, për fushën. Për çështje të tjera kam agjentin, ai flet me klubin. Duhet të qëndroj i qetë për të mirën e skuadrës, gjithmonë e kam vënë Napolin para gjithçkaje. Dhe gjithmonë do të jetë kështu. Unë mbërrij në kampin stërvitor çdo ditë me buzëqeshje. Kam kohë për të menduar për kontratën”.

Janë këto fjalë dashurie, që thonë shumë për të ardhmen e Lorenzo Insigne. Vullneti i kapitenit blu është i qartë, edhe nëse ende nuk ka negociata për zgjatjen e bashkëpunimit. “Spalletti na ka rritur më shumë si ekip, – tha më pas numri 24, në prag të ndeshjes kundër Spartak Moscow në Ligën e Europës.

– Rruga është e gjatë, ndaj duhet të punojmë shumë, duke qëndruar me këmbët në tokë dhe menduar ndeshje pas ndeshjeje. Liga e Europës është një garë e madhe, ne bëmë mirë që barazuam kundër Leicester. Nesër do të jetë një tjetër ndeshje e rëndësishme, e kemi studiuar mirë kundërshtarin. Mbetemi të fokusuar, sepse rusët kanë lojtarë të mirë dhe do të përpiqen të na vënë në vështirësi”.

Related posts

FORMULA 1/ Tifozë me short, Spanja hap dyert për 1000 spektatorë

Delo.autor

REAL MADRID-HUESCA/ “Los Blancos” barazon shifrat, shënon Isco

Delo.autor

E ARDHMJA E YLLIT FRANCEZ NË UDHËKRYQ/ Griezmann takim me Abidal për transferimin tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment