Champions League Futboll Sport

PO BËHET VIRALE/ “Zvarritja” e Messit irriton specialistët: Mungesë respekti, dikush duhej t’i thoshte Pochettinos…

Imazhi i Leo Messit, që vendoset (shtrihet) prapa barrikadës (murit) të skuadrës së tij për të parandaluar që topi të kalojë tokazi, ka bërë xhiron e të gjithë botës, aq sa goli i tij i parë për ekipin parizien. Kishte momente hilariteti në internet mes atyre që komentuan ndeshjen, sepse në fakt nuk është se shihni një kampion të atij niveli aq shpesh… duke bërë “punë të pista”.

Dikush u argëtua më pak, duke filluar ndoshta nga vetë Messi, i cili nuk dukej shumë i bindur për detyrën e ngarkuar nga trajneri Pochettino. Kundërshtimin e tyre ndaj rolit të ngarkuar për Messin e demonstruan edhe dy ish-kolegë të yllit argjentinas, të cilët komentuan raundin e Ligës së Kampionëve në “BT Sport”. I pari, Owen Hargreaves, vuri në dukje se “zvarritja” e Messit pas murit mbrojtës është një gjë vërtet e jashtëzakonshme, jo e mirë. Ne nuk mund ta besonim. Po flasim për një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, nëse jo më të mirin”.

Edhe Rio Ferdinand flet hapur për mungesën e respektit të trajnerit argjentinas ndaj gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë”: “Në momentin kur Mauricio Pochettino i kërkoi atij ta bënte këtë gjë në stërvitje, dikush duhej të shkonte atje dhe t’i thoshte” Jo, jo, jo, jo, kjo gjë nuk mund t’i ndodhë Leo Messit. Nuk mundet, është mungesë respekti, nuk do ta kisha pranuar kurrë.

Po të kisha qenë shok i skuadrës së tij, do të thoja: Jo, e bëj unë këtë rol për të. Nuk do ta lejoja të shtrihej në fushë. Messi nuk mund të bëjë ‘punë të pista’, nuk janë gjëra për të”. Dhe kush e di nëse një polemikë tjetër nuk do të lindë nga kjo, sin ë rastin e zëvendësimit, mes dy argjentinasve të PSG-së.

Related posts

LUKAKU REKORDMEN/ Më mirë se Ronaldo dhe Mesi me kombëtaret

Delo.autor

Lufta mes Juventus dhe Napoli do të vendoset të mërkurën

Q.Autor

NUK NDALET ATLETICO/ Simeone merr fitoren e pestë radhazi para sfidës me “Zonjën e Vjetër”

Delo.autor

Leave a Comment