Futboll

Zidane: Kush e njeh futbollin e di se Benzema është tepër i mirë

Zinedine Zidane nuk rresht së mbrojturi Karim Benzeman, edhe pse ndien se një gjë e tillë nuk është aspak e nevojshme meqë francezi ka nëntë vite në Real Madrid.
Edhe pse Real Madridi e siguroi kualifikimin në çerekfinale me një rezultat të përgjithshëm 5-2 pas dy ndeshjeve ndaj Paris Saint-Germainit, sulmuesi francez u kritikua për mungesë goli në këto dy përballje.

Duke pohuar se ata që e sulmojnë Benzeman nuk ia kanë idenë sesi funksionin futbolli, trajneri francez insistoi se puna e përgjithshme e sulmuesit flet mjaft.

Nuk kam pse them nëse [kritikat ndaj Benzemas] janë të drejta apo padrejta”, ka thënë Zidane në një konferencë për media të premten.

Mua më intereson puna që ai bën. Do të më pëlqente sikur të shënonte sepse kishte raste, por atë që e bëri e bëri shumë mirë për ekipin. Nuk kam pse ta bind asnjëri. Ka njerëz që e njohin futbollin dhe e dinë se Karim është shumë i mirë”, shtoi ai.

Related posts

DISFATA NDAJ PSG-SË NË CHAMPIONS/ Trajneri Koeman bën mbledhje tek Barcelona. Ja çfarë ndodhi…

Delo.autor

I IKU TITULLI NGA DUART/ Inter kthen vështrimin nga finalja e Champions, Asllani: Ta sjellin në Milano atë trofe

F.autor

NUK MJAFTON FITORJA E DERBIT MADONINËS/ Marotta ka gjetur pasuesin e Spallettit, ja emri i bujshëm

Delo.autor

Leave a Comment