Futboll Sport

“Icardi është për të ardhur keq, fajin e ka…”/ “Shpërthen” sërish motra e yllit “Zikaltër”

Rinovimi i Mauro Icardit me Inter është kthyer në një çështje tepër serioze, duke qenë se Wanda Nara reziston për të firmosur kontratën e re pa iu plotësuar kushtet që ata i kanë përcaktuar klubit zikaltër.

Çështja në fjalë përfundon çdo ditë me ndonjë reagim apo ndodhi në faqet e para të gazetave, aq sa sulmuesi argjentinas reagoi ashpër ndaj një artikulli të La Gazetta dello Sport duke e quajtur një artikull m***.

Për këtë Ivana Icardi Rivero, motra e Muaros nuk ka ngurruar të ndërhyjë në këtë temë, duke shprehur rezervat e saj për agjenten e vëllait (Ivana dhe Wanda kanë një marrëdhënie shumë të keqe mes tyre, aq sa Icardi nuk flet me motrën e tij).

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Ivana theksoi se kapiteni i Interit po bie në grackën e të bërit spektakël në rrjete sociale, por kjo mund të ia përkeqësojë gjërat.

I vetmi që nuk e kupton se askush nuk e mbështet atë është vëllai im, e kuptoj se askush nuk e bën. Ai jeton për ‘show’ dhe është një gabim. Është për të ardhur keq që vëllai im të bjerë në këtë kurth … (sepse gjërat mund të përkeqësohen), shkroi Ivana duke treguar se Wanda po i prish punë vëllait të saj.

Related posts

Vllaznia në Kategorinë e Parë, reagon Edi Martini: Bota është e rrumbullakët FK Partizani

Sadik.Autor

CHELSEA-LIVEROOL/ Premier League na rezervon një super sfidë

Delo.autor

ANALIZON SITUATËN AKTUALE TË FUTBOLLIT/ Armand Duka: Reja i duhuri, nëse fitojmë në Islandë…

Delo.autor

Leave a Comment