Futboll Ligue 1 Sport

ËSHTË RINGJALLUR TEK MARSEILLE/ Sulmuesi Under: Largimi nga Roma, vendimi më i mirë i karrierës

Cengiz Under është ringjallur te Marseille.

Në kampionatin francez po gjen shumë hapësira dhe atë vazhdimësi që i ka munguar te Roma edhe për shkak të dëmtimeve të shumta që kanë kompromentuar ecurinë e tij me verdhekuqtë.

Turku ka folur për transferimin e tij në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Europa League kundër Galatasaray:

“Pres me padurim të përballem me një skuadër turke. E prisja këtë rast, dua të tregoj se çfarë di të bëj. Duam të fitojmë. Terim? Ka qenë i rëndësishëm për mua, me të kam debutuar në kombëtare, jam shumë i lidhur me të, por dua të bëj një paraqitje të madhe”, ka thënë Und er.

Në lidhje me lamtumirën nga Roma: “Ka ndodhur falë trajnerit dhe presidentit. Ka qenë një nga vendimet më të mira të karrierës sime, por nuk dua të flas për këtë”.

Related posts

NIS “EPOKËN” E RE TEK STOLI I JUVENTUS/ Sarri dhe CR7 takohen ballë për ballë, ja arsyja

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Rifillimi i Serie A, presidenti Gravina shpjegon se si do të funksionojë

Delo.autor

KRISHTËLINDJET/ Ja urimi që bën Elseid Hysaj me djalin e tij për festat në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment