Futboll Seria A Sport

ANALIZON DY KLUBET E MILANOS/ Conte: Milan tregoi se meriton të jetë në Champions. Ja çfarë i duhet Inter-it

Antonio Conte, ish-trajneri i Inter-it, sot opinionist i Sky Sport për Champions League, ka analizuar ndeshjet e Inter-it dhe Milan-it kundër Shakhtar-it dhe Atletico Madrid-it:

“Milan-i ka bërë një ndeshje shumë të mirë deri në momentin që ka patur barazi numerike në fushë, duke treguar se meriton të luajë në Champions. Kartoni i kuq i Kessie ka qenë një nga to detaje që bën diferencën”, ka thënë Conte.

“Janë hapa rritjeje për Milan-in dhe deri në minutën e 82-të nuk ka vuajtur dhe aq shumë. Më pas rezultati është përmbysur, duke i kthyer dy ndeshjet e ardhshme kundër Porto-s në vendimtare”.

Për Inter-in: “Me Shakhtar ka patur zotërimin e topit. Inter do të duhet të jenë më të aftë në konkretizimin e rasteve, duke shfrytëzuar forcën fizike. Edhe për ata dy ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare. Sheriff ka përmbysur çdo parashikim dhe gjithçka mund të ndodhë akoma në atë grup”.

Related posts

“EMOCIONE TË FORTA NË DEBUTIMIN E ME KOMBËTAREN”/ Flet mbrojtësi Kumbulla: Ju tregoj si më përzgjodhën te Verona

Delo.autor

Vidal: S’mendoj për merkaton, dua rinovimin me Bayernin

Q.Autor

CHAMPIONS CUP/ PSG-ja fiton miqësoren e luksit përballë Atletico Madridit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment