Futboll Sport

“TËRBOI” DJALLIN/ UEFA i jep të drejtë Milanit, gjyqtari Cakir drejt dënimit

Jo vetëm specialistë dhe analistë të futbollit, por tashmë edhe UEFA i jep të drejtë Milanit për sa i përket çështjes së arbitrit kryesor të ndeshjes Milan-Atletico Madrid, e zhvilluar të martën në mbrëmje për fazën e grupeve të Champions-it.

Arbitri turk Cakir akordoi në sekondat e fundit të lojës një penallti për miqtë spanjollë, nga ku i dha fitoren me përmbysje 1-2. Në fakt, 11-metërshi ishte e dyshimtë nga prekja e dyfishtë me dorë, si të lojtarit të skuadrës spanjolle, por edhe të kuqezinjve, me ndryshimin se i pari e preku futbollisti i Atletico Madrid.

Sipas asaj që raportojnë të gjithë mediat botërore, arbitri turk Cakir pritet që të dënohet nga organet kompetente të UEFA-s. Jo vetëm ai, do ta pësojë edhe gjyqtari i VAR-it, Bitigen, i cili ishte vendimtar për fatin e këtij takimi. Gjithsesi, kjo nuk i kthen asnjë pikë Milanit, që pas dy ndeshjeve të para, renditet i fundit me zero pikë.

Related posts

AS MESSI AS RONALDO/ Mbreti i golit në 2018 është nga Ekuadori

F.autor

E BUJSHME TEK INTERI/ Marotta gjen pasardhësin e Icardit në Premier, ja emri

Delo.autor

Në Amerikë nis “beteja” për të marrë Fernando Torres

Sadik.Autor

Leave a Comment