Futboll Premier League Sport

KRIZA E KARBURANTIT NË ANGLI/ Truprojat e CR7 presin 7 orë për të furnizuar “Bentleyn”, por ikin duarbosh (FOTO)

Kriza e karburantit që ka prekur Anglinë ka marrë një shtrirje të gjerë nga e cila po vuajnë të gjitha shtresat e popullsisë.

Një ndër ta dhe ylli anglez, Kristiano Ronaldo i cili e ka pësuar nga kjo krizë duke lënë makinën e tij pa karburant. Sipas “Daily Mail”, dy truprojat e CR7 janë pikasur ditën e djeshme, në një pikë karburanit me dy makinat luksoze të yllit portugez, “Bentleyn” 220 mijë paundësh dhe një “Range Rover”.

Pasi kanë pritur për 7 orë të furnizohen, truprojat e Ronaldos janë larguar duke mos marrë asnjë pikë karburant. Sipas asaj që shkruan gazeta britanike, burimet bënë me dije se truprojat u panë duke hyrë e dalë shpesh nga kafja, por durimi u sos dhe në fund vendosën të largoheshin.

Pamjet janë bërë virale ku nuk munguan komentet e njerëzve mbi mirëqenien e portugezit, i cili tani më duhet t’i bashkohet pjesës tjetër të njerëzve për hallet e përditshme.

Related posts

PËRGJAKJA E SUPERSFIDËS/ Arrestohet “Ultrasi Zikaltër”, pritës ndaj tifozëve të Napolit

Delo.autor

“LIVERPULI LUAJTI I SHKUJDESUR?” Klop nervozohet me legjendën Mançester Junajtid: Mbase e ngatërron me ndonjë ndeshje tjetër

Delo.autor

Ronaldo drejt largimit? Nëna e tij zbulon të vërtetën

Sadik.Autor

Leave a Comment