Futboll Seria A Sport

KËSHILLON “JASHTËTOKËSORIN”/ Higuain: Vuajta në Angli, mbrojtësit si dollapë rrobash!

Sulmuesi Gonzalo Higuain ka folur në lidhje me mundësinë e kalimit të Lionel Messit te skuadra e Manchester City-t. Sulmuesi argjentinas ka këshilluar shokun e tij të skuadrës në kombëtare se nuk duhet të nxitohet.

“Kam vuajtur shumë në ato gjashtë muaj në Premier League. Nuk munda të përshtatesha. Atje mbrojtësit të mbytin në shkelma dhe arbitrat nuk fishkëllejnë asgjë; mbrojtësit janë ndërtuar si dollapë rrobash dhe të godasin, sa herë të munden.

“Nuk e di se si do të ndikonte kjo te Messi. Nuk mendoj se ai do të vuante, pasi bëhet fjalë për një lojtarë të një tjetër niveli. Nuk e di se çfarë po mendon ai tani, por shpresoj  që të vendosë në bazë të asaj që ndjen dhe ai vendim ta bëjë atë të lumtur. Kjo është pjesa më e rëndësishme e një vendimi. Bëni atë që ju bën ju të lumtur, jo atë që i bën të tjerët të lumtur”, – tha Higuain.

Related posts

TRIUMFI ME “MANITA” NDAJ PORTOS/ Trajneri Klopp: Kemi shënuar ndoshta jo golat më të bukur, por…

Delo.autor

HISTORIKE/ Kosova e kthen në festë, fitore në Prishtinë dhe merr kreun e grupit

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet super sfida Manchester City-Chelsea

Delo.autor

Leave a Comment