Futboll Kombëtarja Sport

REJA E KA GATI LISTËN PËR SFIDAT E TERORIT/ Pritet rikthimi i mbrojtësit në Kombëtare

Shumë shpejt trajneri Edi Reja, do të shpallë listën e lojtarëve për dy sfidat e radhës. Shqipëria do të luajë në datën 9 përballë Hungarisë dhe pas tri ditësh do të presë në shtëpi Poloninë.

Deri tani nga lista e shtatorit vetëm mesfushori Amir Abrashi nuk është i disponueshëm për shkak dëmtimi. Duke nisur nga porta nuk pritet që të ketë ndryshime.

Berisha, Strakosha, Selmani me shumë mundësi do të jenë sërish treshja e portierëve. Te reparti i mbrojtjes surpriza mund të jetë Ivan Balliu i cili po kalon një superformë te Vajekano dhe mund të jetë një përforcim me shumë vlera.

Gjithashtu do të bënte të mundur kalimin e Hysajt në krahun e majtë.

Në mesfushë, nuk është folur për ndonjë emër të ri pasi të gjithë lojtarët që kanë qenë në shtator po luajnë rregullisht, po gëzojnë formë të mirë dhe madje po shënojnë.

Bajrami, Uzuni dhe Çekiçi janë ata që po shkëlqejnë dhe pritet të jenë pjesë e sigurt e listës. Pjesën ofensive pritet që ta plotësojnë Cikalleshi, Manaj, Broja, Balaj, Muçi.

Related posts

WERNER “NËN HIJEN” E LUKAKUT/ Bayerni kërkon ta rikthejë në Bundesligë

Delo.autor

E KISHTE VESHUR NË VITIN 1982/ Në SHBA shitet fanella e Michael Jordan me shifrën rekord prej…

Delo.autor

ZYRTARE/ Raste të shumta me Covid-19 të futbollistëve, kampionati italian pezullohet deri në datën 1 maj

Delo.autor

Leave a Comment