Futboll Sport

SULMUESI MË I FORTË? Legjenda Trezeguet: Lewandowski është perfekt, por e ardhmja është…

David Trezeguet, ish-sulmues i Juventus, ka folur për futbollin italian dhe atë ndërkombëtar në një intervistë të dhënë për La Gazzetta dello Sport.

Sulmuesit – “Sulmuesi më i fortë? Them Lewandowski. Ka gjithçka, është i shpejtë kur duhet, përdor të djathtën dhe të majtën, ka një kontroll të topit të nivelit të lartë”.

“Haaland është prototipi i numrave 9-të të së ardhmes. Është unik. Mbappe? Unë them gjithmonë se është numri një. Kane? Lojtar i madh, por ka ardhur momenti të bëjë hapin e madh dhe në fund mbahet mend çfarë ke fituar. Lukaku? Bota ndryshon pa Conte-n”.

Seria A – “Skuadra favoritr për titullin? Është akoma herët për ta thënë, por kujdes nga Napoli: është një skuadër solide, sulmuese dhe ka entuziazëm”, ka thënë Trezegol.

Për Juventus-in dhe Federico Chiesa-n: “Nuk është një sulmues i parë, kjo është e sigurt. I pëlqejnë hapësirat, i pëlqen të niset nga krahët, nuk do të jetë kurrë një Osimhen. Për mua është një sulmues krahu ose sulmues i dytë. Federico mendon pak, por ndikon shumë, kalon kundërshtarin, është më vendimtar se të gjithë. Është ndryshe nga të tjerët dhe Juventus-it i duhet shumë”.

Related posts

Menjëherë pasi prishi marrëveshjen me Idriz Bathën shkaku i “shqiponjës”, Klubi grek blen…

Sadik.Autor

NË KËRKIM TË NJË TRAJNERI/ Sheikët zgjedhin “timonierin’” e Newcastle, një i panjohur për projektin shumëmilionësh

Delo.autor

“TOPI I ARTË” NË DUART E MODRIC/ Ja pse ​Neymar mungoi në ceremoni… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment