Futboll La Liga Sport

FITORE ME PËRMBYSJE/ Shkëlqeu kundër Real Madrid, ja vlerësimi dhe statistikat e Keidi Bares…

Keidi Bare sot ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në karrierën e tij, pasi me fanellën e Espanjollt, ai arriti që t’i gëzohej një fitoreje ndaj gjigandëve të Real Madrid. Skuadra klatalanase triumfoi 2-1 dhe mesfushori shqiptar ishte një ndër protagonistët pozitivë të kësaj ndeshje, jo thjesht për kilometrat që përshkoi në fushën e lojës.

Bare ishte titullar dhe ndihmoi në suksesin e skuadrës fillimisht me pasimin final për Aleiks VIdal, i cili shënoi golin e rezultatit të përkohshëm 2-0. Sipas statistikave të përgatitura për PANORAMA SPORT nga SofaScore, për mesfushorin shqiptar ishin 2 pasime kyçe në këtë sfidë, ndërsa spastroi dy herë zonën në aksione të rrezikshme.

Në një ndeshje ku fokusi ishte më shumë te mbrojtja, Bare gjithsesi ishte shumë i saktë në krijim me 88% pasime të sakta në këtë sfidë si dhe me 5 nga 11 duelet e fituara. Për paraqitjen e tij në sfidën e sotme ndaj madrilenëve, ai u vlerësua me notën 7.

Related posts

NUK DI TË DALET NË SERIE A/ Sulmuesi Uzuni jep fitoren Ferencvarosit me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME TEK MILAN/ Nuk po rinovon kontratën me “Kuqezinjtë”, PSG-ja në gjurmët e mesfushorit…

Delo.autor

U SHKARKUA NGA KLUBI ANGLEZ/ Uejn Runi pranë rikthimit si trajner te ish-skuadra e tij

F.autor

Leave a Comment