Futboll Kategoria Superiore Sport

MBYLLET JAVA E KATËRT NË SUPERIORE/ Tirana dhe Teuta ndajnë kreun, ja renditja…

Ndeshjet e javës së katërt në Kategorinë Superiore kanë ndryshuar kreun e renditjes falë rezultateve të prodhuara pikërisht në ditën e diel. Fitoret e Tiranës dhe Teutës kanë bërë që pikërisht këto dy skuadra të ngjiten në kreun e renditjes.

Tirana ka një golavarazh më të mirë ndaj provizorisht renditet e para, ndërsa Teuta kampione në fuqi është e dyta në klasifikim. Dy skuadrat përballen me njëra-tjetrën në javën e ardhshme ndaj kreu mund të ndryshojë përsëri, edhe për faktin se Kukësi që u mposht sot nga durrsakët, është vetëm 1 pikë pas këtyre dy ekipeve.

Jo shumë të shkëputura janë edhe Vllaznia me Dinamon që kanë nga 6 pikë pas katër javëve të para, me Egnatian e cila mbetet në distancë të afërt me kreun, duke qenë vetëm 3 pikë larg vendit të parë.

Ndërkohë, Partizani qëndron falë golavarazhit jashtë zonës play-off, pasi ka një bilanc pak më të mirë se Skënderbeu, ndërsa Laçi dhe Kastrioti janë në zonën e ftohtë aktualisht.

 

REZULTATET

Të premten
Dinamo-Partizani 1-1

Të shtunën
Egnatia-Kastrioti 2-1
Skënderbeu-Vllaznia 0-0

Të dielën
Tirana-Laçi 2-0
Kukësi-Teuta 2-3

Related posts

 As 1 minutë lojë, shënohet goli më i shpejtë në Europa League

Q.Autor

E PAZAKONTË/ I ekzaltuar nga fitorja, shikoni çfarë i bën Stons portierit të Kroacisë (VIDEO)

Isa.Autor

KËTË NUK E BËN AS MESSI/ Torres vijon të shkruajë historinë me GOLA SPEKTAKOLAR (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment