Futboll

Real Madrid, Zidane: “€400 mln për Neymar? Edhe çmimi im dukej çmenduri…!”

Neymar te Real Madrid? Thashethemet e merkatos që kanë të bëjnë me sulmuesin e Paris Saint-Germain dhe klubin spanjoll, vazhdojnë të shtohen dhe intensifikohen. Bëhet fjalë edhe për një ofertë monstruoze prej 400 milionë euro të “Los Blancos” për të rrëmbyer brazilianin nga francezët. Zinedine Zidane, trajneri i skuadrës iberike komentoi kështu zërat për një tratativë të mundshme: “Kur më blenë mua për 70 e pak milionë euro (150 miliardë lireta) më dukej një çmenduri. Verën e kaluar Neymar u pagua 222 milionë euro ndaj edhe mund të ndodhë që shumë shpejt të arrihet edhe në kuotën e 400”.

“Si do ta shihja Neymar këtu? Njëlloj si futbollistë të tjerë, do të ishte perfekt për çdo skuadër sepse është shumë i fortë. Unë seleksionues më shumë se një trajner? Nuk jam këtu për të bindur askënd, ajo që më intereson është të jap maksimumin në punën time. Tani të gjithë thonë se jam më i miri, por është një budallëk. Nëse humbasim nesër me Eibar, do të shndërrohem në trajnerin më të keq në botë. Kështu e ka jeta, duhet të bashkëjetosh me kritikat”, deklaroi trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane.

Related posts

Juventus pranë goditjes së parë në merkato, arrihet akordi me lojtarin e Sampdorias

Q.Autor

“HUMBA KTHJELLTËSINË NGA LODHJA”/ Ibrahimovic: Penalltitë do t‘ia “dhuroj”… Kessie

Delo.autor

Mbrojtësi i Marseille i ‘hedh benzinë zjarrit’: Neymar e kërkoi vetë dëmtimin

Q.Autor

Leave a Comment