Futboll La Liga Sport

DEBATUAN ASHPËR GJATË “EL CLASICOS”/ Mbrojtësi Alba zbulon: Ja si më ofendoi Raphael Varane

Futbollisti i Barcelonës Jordi Alba nuk beson aspak se mbrojtësi i Real Madridit Raphael Varane është një lojtar dhe person shembullor. Dy ditë më parë, katalanasi dhe francezi debatuan ashpër me njëri-tjetrin, por mediat nuk mundën gjatë këtyre 2 ditëve të zbulonin bisedën midis tyre.

varan

Sot, mbrojtësi i majtë i kampionëve të Spanjës tregon se Varan e ka ofenduar me fjalë joetike.

“Secili që mendon se Varan është një ëngjëll, në fakt nuk është aspak i tillë. Ai më tha: Miush, ti nuk ke as patentë makine!”, shkruan 30-vjeçari Alba.

Qendërmbrojtësi francez i “Los Blancos” ishte në qendër të polemikave se ndaj tij u shkaktuan dy penallti të pastra, por që nuk u akordua asnjëra nga arbitri Alehandro Hernandez.

“El Klasikoja”e këtij sezoni u mbyll në barazim të bardhë 0-0 mes madrilenëve dhe katalanasve, diçka që nuk ndodhte prej 17 vitesh.

Related posts

“PENALLTIA NDAJ NESH NDRYSHOI…”/ Pirlo: Është normale të eliminohesh kur bën…

Delo.autor

LAZIO DORËZOHET PARA MILIONAVE TË ARABËVE/ Serie A humbet Milinkovic-Savic, shifrat e operacionit

F.autor

VLLAZNIA-TEUTA/ Gabim amatoresk i mbrojtes shkodrane, Kallaku realizon nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment