Futboll

‘Bomba’ e trajnerit të Totenhamit: Drejtuesit e Juventusit vunë nën presion gjyqtarët

Ditën e martë u luajt ndeshja mes Totenhamit dhe Juventusit në Champions League, që përfundoi me rezultatin 1-2, me bardhezinjtë që shkuan në çerekfinale të këtij kompeticioni.

Sot, trajneri i anglezëve, Mauricio Pochettiono, ka thënë se Juventus fiton jo brenda fushe, por edhe jashtë, pasi influencon te arbitrat.
“Ishte Agnelli, Marotta dhe persona të tjerë. E pashë në pjesën e parë sesi vendosën nën presion gjyqtarin e takimit. Në fund të kësaj pjese ishin dy 11-metërsha për prekje me dorë për ne, ndoshta ishte edhe ai i Vertonghen. Këto janë detaje, por që në fund vendosin shumë”, deklaroi trajneri i Totenhamit.

Sipas trajnerit të Totenhem, kjo është kultura e Juventusit, nga e cila duhet të mësojnë.

“Janë specialistë dhe janë mësuar të fitojnë dhe vendosin nën presion gjyqtarin. Janë mësuar që në korridoret e stadiumit të kenë pronarin e tyre para dhe gjatë ndeshjes. Është një ekip ku e gjithë shoqëria bën gjithçka për të ndihmuar në fushë. Këto janë ndeshje të mëdha dhe Juventusi na dha një leksion, që duhet të mësojmë të luajmë jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj”, përfundoi ai.

Related posts

PREMTON STADIUM TË RI PËR TIRANËN/ Refik Halili: Do ketë 14 mijë vende por…

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Mesfushori Çekiçi bëhet protagonist tek goli i fitores për Ankaraguxhu

Delo.autor

Vitsel projekton rikthimin në Europë, 2 “gjigandë” pas mesfushorit belg

Isa.Autor

Leave a Comment