Futboll Seria A Sport

BËN “SHAKA TË KRIPUR” ME SHOKUN E EKIPIT/ Portieri i Juventusit: Ka luajtur 22 minuta, por ka tituj sa Totti…

Trofetë e futbollit nuk e përshkruajnë gjithmonë karrierën e një lojtari, deri në fund, por ndihmojnë në këtë drejtim. Dhe shpesh sheh se dy lojtarë me karriera krejtësisht të kundërta, të kenë të njëjtin numër titujsh. Wojciech Szczesny, portieri i Juventusit, dha një shembull të përshtatshëm për këtë.

I intervistuar nga kanali polak në YouTube, “Foot Truck”, “gardiani” i Juventusit ka bërë një “shaka të kripur”, duke krahasuar bashkëlojtarin e tij bardhezi, Carlo Pinsoglio, me kapitenin legjendë të Romës, Francesco Totti. Kujtojmë se Pinsoglio, pas disa eksperiencash huazimi në skuadra të ndryshme italiane, është tashmë portieri i tretë i “Zonjës së Vjetër”.

Pinsoglio është një djalë i mirë, e përmirëson atmosferën në dhomën e zhveshjes. Vitin e kaluar ka luajtur 22 minuta, por kaq i kanë mjaftuar atij për të fituar numër të njëjtë titujsh sa Totti…“, – nënvizoi polaku.

Portieri i tretë i Juventusit bëri debutimin e tij në Serie A, majin e kaluar, duke zëvendësuar Buffon në ndeshjen e fundit të sezonit. Një minutazh i reduktuar, por tre trofe të fituar: një titull kampioni, një Kupë Italiane dhe një Superkupë Italiane. Vetëm 22 minuta në fushë. Dhe shumë ngacmime nga kolegu i tij polak…

Related posts

SHKËLQEN NË GJERMANI/ Muslija shpëton Hannoverin nga humbja me një gol të “ÇMENDUR” (VIDEO)

Delo.autor

MILANI NIS FESTËN/ MILINKOVIC-SAVIC i thotë “PO” KUQEZINJVE, Lazio kërkon NJË MAL ME PARA

Isa.Autor

PLAS MES SHOKËSH/ RONALDO i përgjigjet KEQ pyetjes së RAMOSIT për…

Isa.Autor

Leave a Comment