Futboll Sport

E RËNDË NË GREQI/ U raportua i zhdukur, ish-futbollisti i kombëtares helene gjendet i vrarë në makinë

Një lajm mjaft i rëndë vjen nga rajoni ku futbollisti grek Nikos Tsumanis është gjendur i vdekur në makinën e tij ditën e sotme.

31-vjeçari është gjendur pa shenja jete,  me duart të lidhura dhe me një rrip në qafë nga familja e tij. Policia dyshon se kjo është një vrasje, por ende nuk ka asnjë pistë mbi ngjarjen.

Pasi u raportua i zhdukur nga miqtë e tij, filluan kërkimet intensive për gjetjen e 31-vjeçarit duke zbuluar më pas truipn e tij të pajetë.

Nikos Tsumanis së fundmi ishte pjesë e Apollonit në kampionatin grek ndërsa ka qenë pjesë e Shpresave të Greqisë në vitin 2011 dhe më pare ka luajtur për Korfuzin, Panathinaikosin e Ksanthin.

Related posts

NDËR KLUBET E PAKTA NË EUROPË/ Ja sa ndeshje i duhen Barcelonës për të fituar “tripletën”

Delo.autor

Mbappe mund të jetë “galaktiku” tjetër i Real Madridit

Delo.autor

E BUJSHME NË ANGLI/ Tomas Strakosha, pasardhësi i Loris te Tottenhami

Delo.autor

Leave a Comment