Futboll Sport

Nainggolan zgjedh numrin që do të mbajë tek Inter

Radja Nainggolan është shumë pranë largimit nga Roma për 35 milionë euro plus një lojtar nga të rinjtë e Inter Nicolo Zaniolo dhe tani raportohet se ka zgjedhur numrin e fanellës.

Sipas Tuttosport, një vizitë mjekësore pritet të zhvillohet në fillim të korrikut, teksa Zikaltrit duhet të presin deri më 1 korrik për të mbyllur vitin financiar.

Kosto e operacionit pritet të jetë 30-35 mln euro plus një lojtar të Primaversa-s, 19-vjeçari Zaniolo.

Sugjerohet se Nainggolan do të veshë fanellën me numër 22, por në stilin e Ivan Zamorano-s, me një plus në mes.

Kjo për shkak se numri i zakonshëm i belgut është 4-a që është tërhequr nga Inter pas largimit të Javier Zanetti-t., dhe numrin 44 e ka Ivan Perisic.

Related posts

SULMI NË MADRIT/ Tentohet të vidhet dyqani zyrtar i Realit

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ FLAMURTARIT/ Flet trajneri Duro: Përgjegjësia ishte shumë më e madhe, sepse…

Delo.autor

GJYQI NË KAS/ Ja vendimi PËRFUNDIMTAR për skuadrën e Milanit

Isa.Autor

Leave a Comment