Futboll

Arsenali dhe Manchester United “me gisht në gojë”, gjermani rinovon me Dortmundin

Marco Reus ka nënshkruar një kontratë të re me Borussia Dortmund, që do ta mbajë atë në klubin e Bundesligës deri në qershor 2023. E ardhmja e gjermanit ndërkombëtar ka qenë në dyshim, me disa klube të Premier League të lidhura me një transferim të tij në verë. Arsenali, Manchester United dhe Tottenham ishin disa nga skuadrat që thuhet se po e ndiqnin Reus, i cili u bashkua me ekipin e parë të Dortmundit në vitin 2018, pasi u rikthye nga një dëmtim i ligamentit kryqëzor. Por sulmuesi 28-vjeçar i ka shpërndarë të gjitha spekulimet duke hedhur firmën në letër për një marrëveshje të re. “E kam veshur këtë fanellë që nga viti 2012. Jam i lumtur dhe krenar që mund t’ju njoftoj se do ta mbaj ërish veshur, – tha Reus. – Kjo është shtëpia ime dhe BVB është klubi im. Që kur isha fëmijë kam ëndërruar të vishja fanellën verdhë e zi dhe të luaj për këtë klub. Jam thellësisht i bindur nga ky hap dhe me nënshkrimin e kësaj kontrate dua të dërgoj një shenjë për të ardhmen”.

Drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc, dhe drejtori Hans-Joachim Watzke, u bashkuan me Reus, duke shprehur kënaqësinë e tyre për rinovimin e tij: “Marco përmirëson çdo ekip, ai është lojtari për momentet dhe golat e rëndësishëm, një gur themeli i sulmit tonë dhe, gjithashtu, fytyra e këtij klubi”, – shpjegoi Zorç.
Watzke shtoi: “Jemi shumë të lumtur që Marco rinovoi për një kohë të gjatë këtu, edhe pse klubet më të mira në botë vazhdonin ta synonin atë. Kam një marrëdhënie të ngushtë personale me të dhe bisedat me agjentin kanë qenë në një atmosferë konstruktive dhe harmonike që nga fillimi. Ky lojtar tregon maksimumin e përkushtimit dhe ne jemi krenar për këtë”.

 

Related posts

TREGON BETEJËN ME DROGËN/ Ish futbollisti: Më bëri të çmendur, më vrau edhe vëllain

F.autor

DERBI MES TIRANËS DHE PARTIZANIT/ Policia, për ndeshjen. Plot 400 policë dhe 80 “steward”

Isa.Autor

Botërori “Rusi 2018″/ Ja si njihen ndryshe 32 skuadrat e këtij kompeticioni

Sadik.Autor

Leave a Comment