Futboll

Sot Manchester United-Liverpool; klasikja e nxehtë për vendin e dytë

 

Manchester United u rikthye në vendin e dytë javën e shkuar, në sajë të golit të Matic kundër Crystal Palace. “Liverpool është një ekip ndër më të mirët në Europë. Për momentin është pas nesh në renditje”, – tha Mourinho. Ardhja në “Old Trafford” e skuadrës së Jurgen Klopp e vë nënkampionin e Premier League në rrezik. Distanca midis të dyve është vetëm dy pikë. “Nuk është një betejë e filozofive, është një ndeshje mes dy skuadrave shumë të mira”, – tha trajneri gjerman për stilin më mbrojtës, që i ka karakterizuar “Djajtë e Kuq” në muajt e fundit. Ndërsa mbrojtja e udhëhequr nga De Gea është e dyta më e mirë në Premier League (22 gola në 29 ndeshje), Liverpooli ka sulmin e dytë më të mirë (67 gola, 11 më shumë se Manchester United). Kjo ndeshje është, pra, një test i ri për “trident”-in e momentit: Mane (14 gola dhe 7 asiste në të gjitha garat), Firmino (22 dhe 13 asiste) dhe Salah (32 gola dhe 11 asiste). Egjiptiani është shpallur lojtari më i mirë për muajin shkurt në Premier League.

 

Me titullin e Premier League praktikisht në duart e Manchester City, në avantazhin e 16 pikë për momentin, nderi i vendit të dytë është në rrezik në mes të dy ekipeve më të mëdha në historinë e futbollit. “Është loja më e madhe që unë mund ta imagjinoj, me të vërtetë po e pres me kënaqësi ndeshjen”. Këto janë fjalët e Klopp në “previeë//” e duelit të sotëm, mes Manchester Unitedit dhe Liverpool (ora 13.30). Që nga fillimi i epokës së Premier League (sezoni 1992-1993), Manchester United i ka shkatërruar rivalët e vet klasikë me 13 tituj në “palmares”. Gjithsej, 58 tituj kombëtarë janë në muzeun e “Old Trafford” dhe 49 të tjerë në “Anfield”. Pra, janë dy ekipet që kanë fituar më shumë trofe britanikë, ndaj rivaliteti i tyre i tejkalon kufijtë. Në totalin e dueleve direkte në turnetë anglezë, 78 fitore i kanë “Djajtë e Kuq” dhe 62 fitore “reds”. 51 ndeshje përfunduan në barazim. Sot, nderi dhe vendi i dytë janë në rrezik.

Related posts

E PËRDITHSMJA SPANJOLLE/ “​MARCA”: Shaqiri, një ndër transferimet që dështoi në Bundesligë

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ PSG-SË/ Rashford: Jemi mësuar të mbijetojmë, ja çfarë po mendoja para penalltisë

Delo.autor

Alisson: “Real? Kam ëndrrat e mia, por jam i përqendruar te Roma”

Q.Autor

Leave a Comment