Futboll Kategoria Superiore Sport

COVID-19 TEK TIRANA/ Sulmeusi Ngo me temperaturë, dyshime edhe për Seferin

OVID-i ka pushtuar klubin e Tiranës. Pas mbrojtësve Ismajlgeci dhe Hoxhallari, përgatitësit atletik Kosta Jani dhe fizioterapistit Voci, “Panorama Sport”, mëson se së fundmi ka pasur temperaturë sulmuesi Majkëll Ngo dhe nga shenjat e shfaqura, gjasat janë të mëdha që edhe sulmuesi anglez të jetë infektuar me këtë virs.

Ndërkohë që ka dyshime të forta edhe për sulmuesin Seferi, por ende nuk ka diçka zyrtare në lidhje me gjendjen e 24-vjeçarit nga Kumanova.

Pritet të shihet se si do të shkojnë gjërat, sepse në rastin më të keq, Tirana rrezikon të jetë pa 4 titullarë në ndeshjen me Teutën.

Për momentin situata nuk është e mirë, por në ditët në vazhdim pritet të ketë të reja të tjera për sa i përket organikës së bardhebluve.

Related posts

ZYRTARE/ Pas 3 sezonesh tek Liverpool, mesfushori Shaqiri transferohet tek Lyon

Delo.autor

Një “mal” me akuza/ Futbollisti i La Ligas del nga burgu për 30 mijë euro

Isa.Autor

VIJOJNË POLEMIKAT/ Tifozi më i “ÇMENDUR” i kuqezinjve Salvini reagon ashpër: “Superkupa e Italisë është vdekja e futbollit!”

F.autor

Leave a Comment