Futboll Shqipëri Sport

Futbollistit të KOMBËTARES i skadon kontrata, mesfushori nuk e harron TIRANËN: Më qan zemra

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë Jahmir Hyka ka folur për karrierën e tij në SHBA me klubin e San Jose Earthquakes, ku mendon pas përfundimit të sezonit të luajë ende me skuadrën amerikane.

Në një intervistë për Supersport, anësori kuqezi që ka veshur fanelën bardheblu në 2007-2008 dhe 2011 foli dhe për situatën e vështirë në të cilën ndodhen 24-herë kampionët duke shprehur pikëllimin më të madh për ta.

“Do ta diskutojmë me klubin, zgjatja e kontratës është me opsion. Kam kaluar mirë atje. Gjithçka është e hapur, të shohim çfarë do të ndodhë.

Në Amerikë kanë nisur pushimet, do stërvitem pak te Tirana. Ndaj jam këtu. Do doja ta ndihmoja ekipin, më qan zemra. Isha edhe në stadium. për momentin dua të luaj jashtë. Shpresoj të dalin nga kjo situata. U duhet të jenë sa më të qetë dhe të duruar për të dalë nga kjo situatë”, u shpreh Hyka.

Related posts

INTERI I RI/ Ja tre skemat e mundshme të Spallettit me VIDAL (FOTO)

Isa.Autor

“IA DALË PËRBALLË SOLDADOS”/ Frashëri: Kemi shanse me spanjollët, koha për… titull

Delo.autor

TEST DHE SHPRESË PËR FUTBOLLIN/ Bundesliga “vret” frikën e Covid-19 dhe kthehet sot në fushë

Delo.autor

Leave a Comment