Futboll Sport

PO VAZHDON TË SHKËLQEJË NË FUSHË/ Sulmuesi Schick: Nuk e di çfarë ka ndryshuar. Ja kur nisi gjithçka

Moment magjik për Patrik Schick.

Ish-sulmuesi i Roma-s po vazhdon të shkëlqejë në fushën e lojës. Pesë gola në Europianin e kësaj vere dhe plot gjashtë në 10 ndeshjet e para të sezonit me Bayer Leverkusen në Bundesliga, dy të fundit në fundjavën e kaluar.

Sulmuesi duket se ka gjetur më në fund vazhdimësinë dhe ka provuar të shpjegojë arsyet e këtij rendimenti.

“Nuk e di se çfarë ka ndry shuar në kohët e fundit. Ka nisur gjithçka në Europian, ku ka shënuar pesë gola, dhe në Bundesliga kam vazhduar me të njëjtën formë”, ka thënë Schick nga grumbullimi me Çekinë.

“Vazhdoj të punoj shumë, besoj shumë te potenciali im, por nuk di ta them me saktësi se çfarë ka ndryshuar brenda meje”.

Të shohim nëse sulmuesi do të arrijë të bëjë diferencën edhe me kombëtaren e tij kundër Uellsit dhe Bjellorusisë për kualifikimet në Kupën e Botës.

Related posts

E TRISHTË/ Futbolli shqiptar në zi, shuhet ikona e Lokomotivës dhe ndihmësi i Brigelit në Kombëtare

Delo.autor

KTHEHET TË SULMOJË PRESIDENTIN PEREZ MBI SUPER LEAGUE/ Calderon: Nuk ka ndodhur kurrë më parë…

Delo.autor

KOEMAN E KËRKON ME ÇDO KUSHT NË EKIP/ Barcelona arrin marrëveshjen me lojtarin holandez…

Delo.autor

Leave a Comment