Futboll Seria A Sport

“KANË KALUAR 24 VITE NGA DEBUTIMI ME INTER”/ Rekoba: Pas dopietës së parë, nuk dija as të festoja

Alvaro Rekoba e ka veshur për 10 vite fanellën e zikaltërve duke lënë shenjë në historinë zikaltër. Ai u rikthye në vëmendjen e gjithë tifozërisë menjëherë sapo Hoakin Korrea debutoi me dy gola me fanellën e Interit dhe nisën krahasimet me të. Uruguaiani ka bërë të njëjtën gjë në gusht të 1997-ës, kur i sapoardhur në Itali mahniti publikun me një dopietë, me të cilën do të fitonte menjëherë zemrat e të gjithëve.

“Kanë kaluar 24 vite nga ndeshja me Breshian ku bëra debutimin tim dhe ku arrita të shënoja dopietën time të parë me fanellën zikaltër. Më bën shumë përshtypje që njerëzit vazhdojnë akoma t’i kujtojnë ato gola. Atëherë isha i ri dhe nuk e kuptoja çfarë po bëja. Isha vetëm 21 vjeç dhe nëse dikush do më thoshte efektin që do të kishte ai dygolësh nuk do ta besoja kurrë.

Me kalimin e viteve e kuptova se ishte kthyer në një moment të paharrueshëm, mbi të gjitha për njerëzit”, u shpreh ish-futbollisti, tashmë trajner i sapolicencuar. Rekoba zbuloi edhe ndikimin që ka pasur në zgjedhjen dhe në eksperiencën e tij tek Interi kapiteni i atëhershëm Havier Zaneti.

“Unë Interin e zgjodha edhe sepse Zaneti luante aty. Ishte ai që më priti me krahë hapur dhe më ndihmoi shumë të përshtatesha. Pati ndikim që në ditët e mia të para në Milano dhe kur shënova kundër Breshias nuk dija as si të festoja. Në të dy golat kërkova Zanetin, falë tij isha aty”, përfundoi 45-vjeçari.

Related posts

TENTOHET GODITJA E MADHE/ Interi, sulm total për Insinjen! Ja oferta e zikaltërve

Delo.autor

MISTERI I VDEKJES SË MARADONËS/ Nuk ndalen hetimet, avokati kërkon arrestimin e katër personave

Delo.autor

KLUBI I SERIA NË KRIZË/ Trajneri jep dorëheqjen pas rezultateve negative. Ja kush e zëvendëson…

Delo.autor

Leave a Comment