Futboll Seria A Sport

LARGIMI I CR7 NË MERKATON E VERËS/ Kulusevski “injoron” Ronaldon: Nuk i’a ndiejmë fare mungesën

Largimi i Kristiano Ronaldos në verë drejt Mançester Junajtidit ka krijuar një boshllëk jo të vogël në sulmin e Juventusit. Portugezi garantonte të paktën 30 gola në sezon dhe tani pa të në fushë Juventusi po përpiqet të gjejë një pasues. Por edhe pse mungesa e Ronaldos ndihet qartë në Torino, nuk mendon kështu sulmuesi i Juventusit, Dejan Kulusevski. Që nga Suedia ku ndodhet i grumbulluar me Kombëtaren e vendit të tij, Kulusevski ka injoruar peshën e Ronaldos në ekip. Gjatë një interviste të dhënë për gazetën suedeze “Sportbladet” ai është shprehur:

“Të them të drejtën largimi i Ronaldos nuk është se po ndihet shumë. Gjërat janë të thjeshta, ne nuk e mendojmë Ronaldon. Ne duhet të mendojmë vetëm t’i fitojmë ndeshjet tona dhe jo të kujtojmë se kush është dhe kush nuk është më”. Më tej, ai ka shtuar: “Ka qenë një kënaqësi të luaje me një lojtar si ai, është një lojtar i shkëlqyer dhe një person fantastik, por tani që nuk është më pjesë e Juventusit nuk mendoj më për të”.

Në intervistën e dhënë për gazetën suedeze në fjalë, Kulusevski ka folur edhe për të ardhmen e tij, teksa në Itali flitet për një interesim të Atalantës dhe Totenhamit në Premier Ligë.

“Zërat e merkatos nuk do të ndalen ndonjëherë kur flasim për futbollin. Imagjinoj se është diçka e mirë kur një apo disa skuadra interesohen, por nuk mendoj realisht. Unë jam i fokusuar te puna ime me Juventusin dhe kjo më argëton”, ka deklaruar suedezi.

Related posts

VAZHDOJNË VJEDHJET NË PARIS/ E pëson për të dytën herë brenda muajit mesfushori…

Delo.autor

SI E ZBULOI TRADHËTINË E PIQUE SHAKIRA? Ja detaji që e nxorri zbuluar ish-futbollistin

F.autor

“GALAKTIKËT” NDRYSHOJNË LËKURË/ Real Madrid prezanton fanellën e re për sezonin e ardhshëm (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment