Futboll Premier League Sport

KLUBI U BLE NGA SHEIKËT/ Newcastle kërkon të “pushtojë” Europën, gati oferta për Herry Kane dhe Mbappe

Pas blerjes nga sheikët e Arabisë Saudite, tani skuadra e Njukasëllit kërkon të “pushtojë” Europën.

Sipas asaj që raporton “The Telegraphy” pronarët e rinj do të sjellin një shumë stratosferike parash në arkat e tyre për të investuar tek lojtarët më të mirë në Europë dhe botë.

Rreth 190 milionë euro do të jenë gati për t’u investuar pa thyer murin e “Fair Play Financiar” me lojtarë të kalibrit si Herri Kejn ose Kilië Mbape.

Tifozët e Njukasëllit tani mund të fillojnë të ëndërrojnë, duke parë se tashmë pronarët arab mund të rikthejnë në shtëpi titullin kampion që i mungon që nga sezoni shumë i largët 1926/1927.

Related posts

SONDAZHI NË FRANCË/ Neymar ka pësuar një dëmtim serioz, ja kush është fajtori kryesor…

Delo.autor

“NUK KAM HUMBUR KURRË MË PARË”/ Asllani i mërzitur pas gabimit nga penalltia

F.autor

Vendimet e Komisionit të Disiplinës/ Gjobiten Flamurtari dhe Tirana, Kamza 1 ndeshje pa tifozë

Sadik.Autor

Leave a Comment