Futboll

Vendimet e Komisionit të Disiplinës/ Gjobiten Flamurtari dhe Tirana, Kamza 1 ndeshje pa tifozë

Komisioni i Disiplinës ka bërë publike edhe vendimet për ngjarjet e ndodhura javën e shkuar në futbollin shqiptar. Kamza është dënuar me 1 ndeshje pa tifozë për shkak të sjelljeve të gabuara në ndeshjen ndaj Kukësit, ndërkohë ka gjoba për Tiranën dhe Flamurtarin.

VENDIMET:

KF “Kamza”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS, dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
Flamurtari F.C, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur shprehje fyese, në bazë të nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek.
KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/2 të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek.Në aplikim të nenit 136 të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%.
KF “Sopoti”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/2 të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek.Në aplikim të nenit 136 të KDS, gjoba shlyhet në masën 20%.
Lojtari i KF “Sopoti”, Martin Rreshka, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d) dhe 49/1.a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF “Vora”, Artur Sejdini, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF “Shkodra” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Iliria” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.
KF “Spartaku” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Korabi” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.
Zyrtari i KF “Burreli” U-17, Ermir Dika, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, në bazë të nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i KF “Luftëtari” U-17, Neritan Novi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Maliqi”,Igli Bashllari, si të pa bazuar në rregulloret e aktivitetit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kodit te Disiplinës Sportive.

Related posts

“ISHTE NJË SEZON I VEÇANTË, SEPSE…”/ Ylli Morata: Me ose pa Allegrin në stol, e ardhmja ime nuk ndryshon

Delo.autor

REAGON FSHF: Ja e vërteta e të drejtës TV për Superioren dhe disinformimi nga RTSH

Isa.Autor

MANCHESTER UNITED-LIVERPOOL/ I mjaftojnë 10 minuta lojë, mesfushori Fernandes ndëshkon “Të Kuqtë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment