Futboll Sport

FITORE ME PËRMBYSJE/ Skënderbeu tregon forcën në miqësoren ndaj Pogradecit

U luajt ditën e sotme në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” miqësorja mes Pogradecit dhe Skënderbeut. Të dy skuadrat shfrytëzuan javën pushim për shkak të angazhimeve të ekipeve kombëtare,  për të zhvilluar një ndeshje testuese mes njëra-tjetrës. Korçarët triumfuan me rezultatin 1-3, një fitore me përmbysje për skuadrën e Migen Memellit.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Kasën, i cili pas një krosimi të Shkullakut nga e majta, goditi saktë me kokë. Skënderbeut i mjaftuan vetëm 13 minuta për të shënuar 3 herë. Më konkretisht në minutën e 75-të, Ardit Nikaj, nga e majta, ka gjetur në zonë, Pusin, që se ka pasur të vështirë për ta shtyrë topin në rrjetë, duke barazuar përkohësisht rezultatin.

Ndërkohë në minutën e 79-të, Pusi i kthen “nderin” Nikaj që pas një veprimi fantastik gjeti rrugën e rrjetës,  1 me 2 për Skënderbeun. Për të vulosur sfidën miqësore, mendoi Bismark, që në minutën e 88-të, goditi saktë me kokë.

Pogradeci-Skënderbeu 1-3

Golat: Kasa 21’ / Pusi 75’, Nikaj 79’, Bismark 88

Related posts

“GOLDEN BOY 2019″/ Ja 10 lojtarë të La Ligas në listën e “Top 40”

Delo.autor

PRANË SHKARKIMIT/ GATTUSO ka frikë nga “vrasësi serial” i trajnerëve të MILANIT

Isa.Autor

PUBLIKOHET LISTA/ Nga shifra marramendëse në “qindarka”, ja sa paguhen 20 pilotët e “Formula 1″…

Delo.autor

Leave a Comment