Futboll

Immobile: “Këpuca e Artë? Higuain dështoi me 36 gola…”

“Mungesa e kualifikimit në Botëror do të mbetet një njollë në karrierën tonë, këtë vit kam luajtur dy herë në Milano dhe kam menduar gjithmonë për ndeshjen kundër Suedinë, një tronditje”. Është ky hidhërimi i Ciro Immobile që flet nga grumbullimi i përfaqësueses së Italisë në Coverciano. “Mos vajtja në Botëror do të na peshojë edhe më shumë kur në qershor do të shohim se Italia nuk ndodhet në Rusi. Gjithsesi tani duhet të shohim përpara”, deklaroi Immobile.

Rezultate imazhesh për immobile messi sevilla

“Me Messin jam përballur në finalen e Superkupës së Europës, ta sfidosh është njëlloj sikur të luash në playstation. Këtë vit jam barazim me atë në lidhje me golat e shënuar. E ka quajtur djalin e tij të vogël Ciro? Do të më pëlqentë të flisja dhe t’i shtrëngoja dorën”, u shpreh sulmuesi i Lazios në garë për trofeun e “Kupucës së Artë”. “Do të ishte një arritje e madhe dhe shpërblim i bukur. Po garoj edhe pse ka një konkurencë të tmerrshme, mendoj edhe për Salah. Normal që është ëndrra e të gjithë sulmuesve, por është e vështirë. Higuain nuk ja doli as me 36 gola, nevojitet vërtetë një super sezon”, përfundoi sulmuesi i Lazio dhe Italisë, Ciro Immobile.

Related posts

JUVENTUS-NAPOLI DREJ VENDIMIT 3-O/ Agnelli thyen heshtjen: Më vjen keq, por…

Delo.autor

HISTORIA KUNDËR LIVERPOOL/ Atalanta ka fituar më përpara në “Anfield”

F.autor

Real Madrid monitoron tre futbollistë nga Manchester United

Sadik.Autor

Leave a Comment