Futboll

FIFA me dorë të hekurt ndaj Trabzonsporit, i bllokon merkaton

Trabzonspor ndëshkohet rëndë nga FIFA. Klubi turk ka marrë nga qeveria e futbollit botëror vendimin për bllokimin e merkatos për verën e ardhshme, ndëshkim ky që penalizon shumë klubin nga qyteti i Trabzonit. Vendimi nga FIFA vjen pasi Trabzonspor nuk respektoi afatin përfundimtar për të paguar ekipin sllovak, Trencin të cilëve u detyrohej 2.5 milionë euro për kartonin e mesfushorit të ardhur në 2016-ën, Matur Bero. Gjithashtu edhe pas mbylljes së merkatos në verë, Trabzonspor nuk mund të nënshkruajë as me lojtarë pa kontratë deri në janarin e ardhshëm.

Related posts

NUK DO TA BESONI/ Di Maria zbulon të ardhmen dhe parashikon FITUESIN e “Topit të Artë”

Isa.Autor

Ka një rekord golash që Messi nuk mund ta thyejë dot

Sadik.Autor

SKANDALI/ Ish-futbollisti i NJOHUR shfaqet në duke pirë KOKAINË (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment