Futboll Seria A Sport

ËSHTË PËR TË NISUR TURIN AZIATIK/ Sarri lë jashtë disa yje nga grumbullimi, ja lista (FOTO)

Juventusi është gati për të nisur turin aziatik, ku do të angazhohet në tre takime në Singapor, Kinë dhe Korenë e Jugut, teksa Maurizio Sarri ka bërë të ditur edhe listën e futbollistëve që do të marrë me vete.

Kështu nuk ka udhëtuar me skuadrën Chiellini, për shkak të një dëmtimi, ndërsa në Torino kanë mbetur edhe Pjaca, Ramsey, Douglas Costa, Khedira e Perin, të cilët po vazhdojnë me programin e tyre të rikuperimit.

Nga ana tjetër, do të jetë vetëm për ndeshjen e parë në Singapor përballë Tottenhamit, mbrojtësi turk Merih Demiral, i cili më pas do të rikthehet në Itali, pasi nuk është pajisur me vizë për të hyrë në Kinë.

Me skuadrën do të udhëtojë edhe Gonzalo Higuain, i cili ndryshe nga sezonet e tjera, këtë herë ka marrë fanellën me numrin 21, duke lënë bosh numrin 9, që me shumë gjasa është rezervuar për ish-kapitenin e Interit, Mauro Icardi.

Related posts

PARMA – JUVENTUS/ Vendasit barazojnë shifrat me ish-lojtarin e ROMËS (VIDEO)

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Me “valixhe në duar”, ja dy yjet e Skënderbeut që priten të largohen…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ TEUTËS/ Trajneri Ahmataj: Ndeshja ishte shumë e vështirë, kemi bërë…

Delo.autor

Leave a Comment