Futboll Sport

SHQIPËRI-POLONI/ Juventus i kujton tifozëve axhendën e Szczesny: Sot në mbrëmje luan përballë “Kuqezinjve” (FOTO)

Shqipëria do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme për sfidën e madhe ndaj Polonisë që është vendimtare për një vend në fazën ‘’play-off’’ të Botërorit.

Në radhët e polakëve, është dhe portieri i Juventusit, Vojçek Shezni i cili mbrëmjen e sotme do të jetë përballë djemve tanë kuqezi. Bardhezinjtë nuk kanë nguruar të mbështesin lojtarin e tyre duke i dedikuar një postim në rrjetet sociale.

‘’Fushata e Sheznit me Poloninë për Botërorin ‘’Katar 2022’’ vazhdon sot në mbrëmje me sfidën ndaj Shqipërisë’’, shkruan Juventus duke i kujtuar tifozëve të mbështesin lojtarin e tyre. Në sfidën e parë, Sokol Cikalleshi mposhti Sheznin me një silurë dhe mbrëmjen e sotme shpresojmë që gardiani polak të mos jetë në mbrëmjen e tij më të mirë.

Related posts

ËSHTË YLLI I DORTMUND/ Ja e vërteta e klauzolës së talentit Haaland…

Delo.autor

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Leipzig-Liverpool. Rezultati 0-2

Delo.autor

NIS REVOLUCIONIN NGA “THEMELET”/ Juventusi gati 120 milionë euro për dyshen e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment