Futboll Sport

PO BËHET VIRALE/ Shikoni si portieri i Luksemburgut i mohoi Ronaldos golin më të bukur në karrierë (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, ylli portugez Kristiano Ronaldo shpërtheu me një tregolësh në kualifikueset e Botërorit në fitoren e thellë 5-0 të Portugalisë ndaj skuadrës modeste të Luksemburgut.

Si mos të mungonin tre golat dhe paraqitja prej një 20 vjeçari, Ronaldo tentoi të bënte një çmenduri gjatë ndeshjes.

Portugezi provoi të shënonte një ndër golat më të bukur në karrierë duke goditur fluturimthi me roveshatë sferën pas një krosimi nga e djathta, por portieri i Luksemburgut reagoi shpejt duke i mohuar 36-vjeçarit golin më të bukur në karrierë.

Pamjet kanë bërë xhiron e botës duke treguar dhe një herë ambiciet e Ronaldos për të cilin mosha nuk thotë asgjë.

Related posts

TRAGJEDIA VJEN NGA AUSTRALIA/ E hanë peshkaqenët teksa lahej në oqean …

Delo.autor

GOL NË DEBUTIM EUROPIAN ME TEUTËN/ Krasniqi zbulon sekretin: Nuk shënova rastësisht, por…

Delo.autor

HYRI NË FUSHË TË TAKONTE CR7/ Ja momenti kur siguria nxjerr jashtë fushe tifozin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment