Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

HUMBJA NË “AIR ALBANIA”/ Duhet mrekulli për vendin e dytë, Shqipëria në dorë të polakëve

Humbja me Poloninë e ka ndryshuar situatën në Grupin I për Shqipërinë, pasi shanset për të zënë vendin e dytë dhe për të mbajtur gjallë shpresën për të shkuar në Botërorin “Katar 2022” janë minimizuar.

Historia është përsëritur njëlloj si para 35 viteve, ku Polonia më 30 maj 1985 erdhi dhe na mundi si mbrëmë, me rezultatin 1-0, duke na shuar asokohe ëndrrën për të shkuar në Botërorin e Meksikës.

Me humbjen e fundit, e cila ishte thuajse e paralajmëruar, për shkak të situatës së mungesave, kryesisht nga COVID-19, Polonia na ka parakaluar në renditje dhe tani kuqezinjtë nuk e kanë më në dorë fatin e tyre për të siguruar fazën “play off”, raund i cili zhvillohet mes 10 skuadrave më të mira në grupe dhe dy ekipeve që vijnë nga Liga e Kombeve.

Nëse deri para Polonisë e kishim vetë në dorë, tani llogaritë e Shqipërisë janë të varësi të ecurisë së Polonisë, kryesisht në ndeshjen e fundit, ku në shtëpi pret Hungarinë.

Related posts

Kukësi motivohet për ndeshjen kundër Karabagut, ja çfarë ka premtuar Presidenti Gjici

Isa.Autor

E KONFIRMUAR/ PSG ka marrë vendimin final për “Bomberin” Icardi!

Delo.autor

E BUJSHME/ Acarohet situata mes Interit dhe Icardit, ish-kapiteni përgatit gjyqin

Delo.autor

Leave a Comment