Futboll

Laurent Koscielny cakton datën e lamtumirës nga kombëtarja e Francës

Mbrojtësi i Arsenal, Laurent Koscielny, tha se do të tërhiqet nga kombëtarja franceze, menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës 2018 në Rusi, verën e ardhshme. Ai ka debutuar me përfaqësuesen e vendit të tij në vitin 2011, në ndeshjen kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe deri tani numëron 49 prezenca me “gjelat”.

Koscielny tha: “Ka një fund për gjithçka. Pas Kupës së Botës unë do të jem thuajse 33 vjeç. Eshtë koha që t’i liroj vendin dikujt tjetër. Kam gjashtë muaj kohë për të luajtur me Francën dhe të shijoj kujtimet më të bukura nga kjo përvojë. Do t’i kushtoj më shumë kohë familjes time.”

32-vjeçari ka luajtur tre veprimtari madhore me Francën dhe ishte titullar në skuadrën që shkoi deri në finalen e Euro 2016. Tërheqja nga përfaqësuesja mund ta zgjasë karrierën e tij te Arsenal. “Tani mund ta bëj, por vjen një moshë që nuk i përballon tre ndeshje në javë, sidomos në gjendjen që kam unë dy tendinat e Akilit. Më duhet t’i bëj një trajtim të veçantë çdo mëngjes që të vazhdoj të luajë.

 

Related posts

NUK DO TA BESONI/ IBRA zbulon IDHULLIN: Ai ishte futbollist FENOMENAL, do të…

Isa.Autor

KAOS TEK ARSENALI/ Emery nën presion: XHAKA rrezikon vendin në formacion

Isa.Autor

PEZULLIMI I SUPER LEAGUE/ Guardiola dhe Klopp ngrenë zërin: Po na shkatërroni…

Delo.autor

Leave a Comment